1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Eksporti

Më të lexuarat

Eksporti në ekonomi nënkupton transportimin e të mirave ose materialeve nga një vend në një tjetër në mënyrë legjitime sipas rregullave dhe standardeve të vendeve pjesmarrëse në një ndërrim mallërash ose të mirash. Eksportimi i mallërave bëhet drejt konsumatorëve të huaj në një shtet tjetër nga ai prodhues i atyre mallërave. Eksporti veprim i kundërt i importit është shumë i rëndësishëm për një vend dhe për pjesmarrjen e atij vendi në tregun ndërkombëtarë.

Historia e tregëtisë ndërkombëtare
Teoria e tregëtimit ndërkombëtarë dhe politikës së rregullimit të tregëtisë ndërkombëtare është një nga degët më të vjetra të ekonomisë botërore në përgjithësi. Elemente të ekzistimit të tregëtisë ndërkombëtare dokumentohen qysh në Greqinë Antike e gjer në kohën e sotme gjë pa të cilën nuk mund të paramendohet jeta në ditët e sotme.
Gjat historisë së ekzistimit të ekonomisë ndërkombëtare vende të ndryshme në periudha të ndryshme kan patur qasje të ndryshme ndaj eksportit gjë që ndikon në paraqitjen e fazave të dallueshme të zhvillimit të politikës ndërkombëare të eksportit.

Llojet e eksportit

Eksporti mund te jetë pozitiv ose negativ
Ekporti është pozitiv në rast se vlera e mallrave të eksportuara (të këmbyera për valuta) është më e madhe se vlera e mallrave të importuara.
Ekporti është negativ në rast se vlera e mallrave të eksportuara (të këmbyera për valuta) është më e vogël se vlera e mallrave të importuara.

Barierat

Edhe pse eksporti për një vend është shumë i rëndësishëm dhe niveli i tij sado më i madh që të jet aq më pozitivisht ndikon në ekonominë e një vendi prapë se prapë ka degë ekonomike apo pdrodukte për të cilat politika shtetërore vendon kufizime. Krijimi i një politike të tillë kufizuese vie për arsye të ndryshme politike, ekonomike, shoqërore etj.
Kontrollimin e kufizimeve të këtilla shteti e bën përmes ndërmarjes së përmasave të ndryshme ekonomiko-politike. Ndër këto përmasa kufizuese mund të jenë: subvencionet, tarifat, kuotat etj.

Promocioni i eksportit

Promocioni i eksportit është shumë i rëndësishëm në politikën e zhvillimit të marketingut të eksportit.
Për arritjen efektive të një ndikimi ndaj konsumatorëve apo ndërmjetësuesve në eksportimin e mallërave përdoren mediat. Ndër llojet e mediave që përdoren pr promocion të eksportit janë:
Mediat e shkruara (Udhëzues eksporti, Gazetat, Revistat, Broshurat etj.)
Mediat elektronike (T.V. Radio, Celularët etc.)
Interneto (Motorrët kërkues, Udhëheqësit e biznesit etj.)
Media tjera (Panaire tregëtimi etj.)
Ka shumë udhëzues botërorë në biznesin ndërkombëtarë në internet, nga këto më poshtë po paraqesim disa në listë, këto jan udhëzues në këndëndin e veprimit ekonomik B2B, internet biznes model ky që është shumë i rëndësishëm për arritjen e një eksporti të suksesëshëm.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit