1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Eksportet e industrisë turke të automobilave tejkalojnë 30 miliardë dollarët

Më të lexuarat

Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), sektori që ka eksportuar më shumë në muajin prill ka qenë sërish ai automobilistik me 2 miliardë e 903 milionë dollarë. Në prill eksportet e industrisë së automobilave u rritën me 26,6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar duke marrë 21,4 për qind të shitjeve totale që janë bërë jashtë shtetit në këtë periudhë.

Eksportet e industrisë së automobilave në 4 muajt e parë të 2018-ës u rritën me 19,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe arritën në 11 miliardë 130 milionë dollarë.

Në 12 muajt e fundit sektori realizoi jashtë shtetit shitje të mëdha, që në total kapin shifrën e 30 miliardë e 365 milionë dollarëve, duke regjistruar kështu nivelin më të lartë të eksportit për “12 muajt e fundit. Eksporti i “12 muajve të fundit” të industrisë së automobilave në mars ishte 29,8 miliardë dollarë, në shkurt ka qenë 29,3 miliardë dollarë dhe në janar ka qenë 28,8 miliardë dollarë.

Deri në fund të prillit 2018 industria turke e automobilave eksportin më të madh e ka realizuar në Gjermani me 1 miliardë e 657 milionë e 340 mijë dollarë. Eksportet e sektorit në Gjermani për periudhën janar-prill 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rritën me 17,05 për qind.

Gjermania është ndjekur nga Italia me 1 miliardë e 273 milionë e 383 mijë dollarë dhe Franca me 1 miliardë e 193 milionë e 780 mijë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit