9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kërcënimi i Iranit dhe eksportet e armëve nga Gjermania në Arabinë Saudite

Më të lexuarat

Eksportet e armëve shoqërohen në Gjermani rregullisht me kritika të ashpra. Në të kaluarën Gjermania ka qenë e përmbajtur në politikën e eksportit të armatimeve.
Pas njoftimeve se Arabia Saudite ka shprehur përsëri interes për të blerë armatime gjermane, opozita i kërkoi kancelares që t’i japë fund eksportit të armëve në rajone të pasigurta.
Arabia Saudite kërkon të blejë nga Gjermania njëqind tanke të tipit “Boxer” dhe për këtë kërkesë është diskutuar javën e kaluar në një takim të fshehtë të Këshillit Federal të Sigurimit. Gjithësesi marrja e një vendimi mbi kërkesën u shty për vitin e ardhshëm.

Eksportet e armëve në Arabinë Saudite shoqërohen rregullisht me kritika të ashpra për shkak të situatës së të drejtave të njeriut dhe shtypjes së hapur të grave atje. Sipas raportit për eksportin e armëve për vitin 2011, Arabia Saudite renditet e dymbëdhjeta në listën e importuesve më të mëdhej të armatimeve gjermane.

Opozita e përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe E Majta e paralajmëroi qeverinë ndaj një marrëveshjeje të re armësh me Arabinë Saudite. Kancelarja Angela Merkel (CDU) duhet t’I japë fund “eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake në rajone të paqëndrueshme dhe shtete autoritare” kërkuan socialdemokratët.

Sekretarja e Përgjithshme e SPD Andrea Nahles tha se për shkak të acarimit të krizës në Lindjen e Mesme eksportet e armëve në Arabinë Saudite janë “të papërgjegjshme”. Eksperti i SPD-së për politikën e jashtme Gernot Erler tha se “tanket gjermane nuk kanë se ç’kërkojnë në shtete autoritare, aq më tepër kur ato mund të përdoren kundër demonstruesve.”
Kryetarja e të Gjelbërve Claudia Roth e akuzoi Merkelin se për miqësinë me “vendet fundamentaliste”.
Edhe ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Gensher (FDP), e kritikoi politikën liberale gjermane të armatimit. “Në retrospektivë përmbajtja gjermane në politikën e eksportit të armatimeve rezulton se ka qenë e saktë dhe ne duhet t’i përmbahemi kësaj politike” tha Gensher. Për vitin 2012 qeveria federale nuk ka publikuar shifra mbi eksportet e armëve.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha se sipas mendimit të qeverisë gjermane Arabia Saudite është një faktor stabiliteti në rajon dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Ai përmendi me vlerësim rolin e Arabisë Saudite për zgjidhjen paqësore të krizës në Jemen.

Angela Merkel gjatë një interviste me kanalin televiziv ARD, në lidhje me informacionet për vendimin e qeverisë gjermane për shitjen e qindra automjeteve ushtarake të blinduara dhe të sofistikuara në Arabinë Saudite, ka pretenduar: Eksporti i këtyre armëve drejt vendeve arabe të Lindjes së Mesme bëhet në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik të Gjermanisë me disa shtete të Lindjes së Mesme siç është Arabia Saudite, kundrejt kërcënimeve të drejtuara drejt këtyre vendeve. Kancelarja gjermane duke arsyetuar partneritetit e këtij vendi për nisjen e një gare për pajisje me armatim, ka shtuar: Ne po e ndjejmë një kërcënim shumë serioz në Rajon i cili vije nga programet bërthamore të Iranit, Merkel me pretekst se procesi i vendim marrjes në Këshillin e Sigurisë Federale të Gjermanisë është tejet sekret nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me këtë çështje.

“Boxer” është një ndër automjetet luftarake më të përparuara në botë. Ai përdoret nga Bundeswehr në Afganistan si autoblindë për transportimin e trupave. Arabia Saudite ka treguar në të kaluarën interes për tanket gjermanë “Leopard”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit