0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ekspertët: Kriza vështirë do të zgjidhet pa një përfaqësues të lartë evropian

Më të lexuarat

Ndërsa palët në Shkup nuk zbardhin asnjë qëndrim lidhur me pjesëmarrjen e tyre në negociatat me parlamentarët evropian që pritet të fillojnë të hënën në Bruksel, analistët thonë se zgjidhja e krizës kërkon vetëm ndërmjetësues të posaçëm të kalibrit të Karl Bildt, Kethrin Eshton apo Mirosllav Lajçak. Sipas tyre, iniciativa e ndërmjetësimit të Parlamentit Evropian përbën një fillim të mirë për t’i ulur në tryezë palët dhe njohur me qëndrimet e tyre, por zgjidhja e krizës kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve të BE-së, përfshi shefen e diplomacisë evropiane Mogerini dhe Komisinarin Han.  
 
“Nevojitet një angazhim më i madh politik nga BE-ja që të zgjidhet kriza, prandaj i përmenda Mogerinin dhe Hanin, si përfaqësues të lartë të BE-së, të cilët mund të bëjnë më shumë se sa deputetët evropianë, por edhe shtetet anëtare të cilët duhet të angazhohet më shumë. Sigurisht modeli më i mirë do të ishte angazhimi i një diplomati i cili do të autorizohej nga institucionet e BE-së ta zgjidh krizën në Maqedoni, nga kalibri i Karl Bildit, Kethrin Eshton, Mirosllav Lajçak, njerëz të cilët kanë përvojë në zgjidhjen e krizave në Ballkan dhe besoj se fillimisht preket pulsi dhe vullneti i partive për të biseduar dhe pasi të njihen me qëndrimet e tyre, BE-ja duhet të angazhohet më shumë se sa tani”, deklaroi Bojan Mariçiq, Qendra maqedonase për edukim evropian.
 
Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane, vlerëson se përvojat negative nga marrëveshjet që u arritëm me ndërmjetësim të euro-parlamentarëve gjatë krizës në vitin 2012 në Maqedoni nuk lënë hapësirë për të shpresuar për një epilog të suksesshëm këtë herë, veçanërisht kur vendi është përfshirë në krizën akoma më të thellë politike. 
 
“Edhe pse u arritën marrëveshje të përkohshme por ato mbeten vetën në dhomat ku u arritën, nuk pamë zbatim të tyre. Unë nuk mendoj se zgjidhja mund të arrihet shpejtë dhe se deputetët evropianë, nga përvoja e deritanishme që kemi madje edhe në situata jo dhe aq të ndjeshme se kanë mundur të ndihmojnë. Mendoj se në periudhën e ardhshme pritet të shohim përfshirje në nivel më të lartë nga BE-ja por edhe nga përfaqësues eminent të organizatave të tjera ndërkombëtare”, tha  Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.
 
Ndryshe, Zv/kryemin istri Besimi dhe ministri i jashtëm, Poposki theksuan se në mungesë të zgjidhjes së krzës, Maqedonia rrezikon seriozisht të humb rekomandimin e KE-së për fillimin e bisedimeve aderuese.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit