Ekspertët e Kombeve të Bashkuara e kanë përfunduar punën e tyre në Siri dhe tani është duke e hartuar raportin kur do të verifikohet nëse armët kimike janë përdorur apo jo gjatë konfliktit në këtë shtet, ka njoftuar zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky të premten.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, është i gatshëm që të informojë Këshillin e Sigurimit për hetimin e dyshimeve se armët kimike janë përdorur këtë fundjavë nëse është e nevojshme, ka thënë zëdhënësi i OKB-së.
Derisa SHBA-të dhe aleatët e saj janë duke e konsideruar një sulm ushtarak në Siri si përgjigje ndaj sulmit të datës 21 gusht, asnjë shtet deri më tash nuk ka kërkuar takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Rel.
Ban ju ka sqaruar në një takim progresin e arritur nga ekipi i ekspertëve të OKB-së ambasadorëve në OKB të Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë dhe SHBA-ve.
E deleguara e OKB-së për çarmatim, Angela Kane tashmë është larguar nga Damasku dhe ajo do e informojë sekretarin Ban të shtunën.
Përkthyesit dhe stafi tjetër që kanë qenë së bashku me ekipin e OKB-së, gjithashtu janë larguar të premten.
13 ekspertët e udhëhequr nga Ake Sellstrom, do të marrin mostra me vete nga vendi ku dyshohet se janë kryer sulmet në Ghouta, në afërsi të Damaskut, në një laborator në Evropë. /TG/kohaislame.com