Ashton: Marrëveshja ka inicialet e të dy kryeministrave
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se negociatat kanë përfunduar, tekstit i janë vënë inicialet nga të dy kryeministrat.
“Dua t’i uroj të dy për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. është e rëndësishme që ajo që po shohimt ani është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës”, u ka thënë Ashton gazetarëve në Bruksel.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ende nuk dihen hollësitë e marrëveshjes së arritur. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi./bs/kohaislame