1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ekrem Hoxha: Harrojeni operatorin telefonik për veriun

Më të lexuarat

Ekrem Hoxha:  Në parim jo, pse them në parim. Ankandi është modeli i cili i mundëson shtetit apo pronarit të një resursi valorizimin ekonomik me terminet më të hapura, më kompetitive ta marrë ofertën më të mirë. Për atë arsye, çdo rregullator në botë parapëlqenë në masën më të madhe në 95% -99% organizimin e ankandit me tenderin sepse tenderi është më kufizues.

Mund ta fitojë  1 apo caktohen rregulla, paraprakisht janë shumë lehtësisht të parashikueshme, ndërsa ankandi është garë e hapur ku të gjitha kushtet janë lehtësisht të parashikueshme për kualifikim, por e panjohura mbetet konkurrenca, gara që prodhon efekte në çmim. Kjo i intereson shtetit dhe i intereson rregullatorit, me e kapitalizu vlerën e resursit.

 
Gazeta Fjala:  Dmth nuk mund të mesim pa 3G dhe 4G ?
 
Ekrem Hoxha:  Operatorët ekzistues, natyrisht me vet faktin që jemi në vitin 2014 e kemi lejuar me i shtri rrjetat për shërbime 3G dhe 4G nënkupton që jo.
 
Gazetas Fjala: Procesi i hapur nga ARKEP a po bëhet pëqr operatorin në veri si pasojë e marrëveshjes së Brukselit.
 
Ekrem Hoxha: Jo, marrëveshja nuk parasheh futjen e një operatori në veri. Ajo parasheh për operatorët që  vijnë nga Serbia të ketë një përiudhë të ndërmjetme që atëherë ka qenë shtator 2013 deri janar 2015. Kanë munudur të vazhdojnë të operojnë si të tilla,. po pa të drejtë të zgjerimit, pra ato që kanë qenë. Atë infrastrukturë që e kanë shfrytëzuar të Telekomit të Kosovës, ata kanë qenë të detyruar që të hynë në marrëveshje komerciale me Telekomin në Kosovë, që ti bashkëshfrytëzojnë këto struktura.
 
Gazeta Fjala:  A kanë hy?
 
Ekrem Hoxha: Nuk kanë hy dëri më sot, nuk kemi asnjë zhvillim…
 
Gazeta Fjala:  A është kjo shkelje e marrëveshjes ?
 
Ekrem Hoxha:  Defakto, kemi moszbatim të marrëveshjes. Marrëveshja ka qenë më u bë plani i veprimit e cila i definon aktivitetet…
 
Gazeta Fjala:  Dhe janë shkelur afatet kohore ?
 
Ekrem Hoxha:  Një plan i tillë nuk është nënshkruar nga asnjëra palë, defato sot që flasim janë tejkalkuar afatet e synuara.
 
Gazeta Fjala:  Është dashur në 2013….
 
Ekrem Hoxha:  Ka qenë një pikë aty, që organet kompentente nuk mund të organizojnë tender apo ankand ndërkombëtar, që urojmë të hapet së shpejti, para 1 janarit 2015. Pse ka qenë kjo referencë kohore? Ka qenë vlerësimi ynë i përbashkët, se deri për atë periudhë 15 mujorë mund të zgjidhen disa probleme që janë ….
 
Gazeta Fjala:  A do të ketë operatorë për veri apo jo?
 
Ekrem Hoxha:  Pra procesi ska të bëjë fare me opratorin serb apo në veri, në momentin kur hapet gara, hapet për nivel nacional, e jo për regjione.
 
Gazeta Fjala:  Dmth nuk do të ketë enkas për veri?
 
Ekrem Hoxha:  Jo, asesi. Nuk ka asnjë praktikë të tillë botë..
 
Gazeta Fjala: Po nëse ridizajnohet marrëveshja pasi u shkel…
 
Ekrem Hoxha: Keni të drejtë, ne jemi institucion si Kosovë dhe si institucione të vendit edhe në procesin e një dialogu, duke përfshi edhe marrëveshjen e telekomunikacionit jemi tregu konstruktiv, dhe jemi tregu të kujdesshëm në marrjen e detyrimeve, natyrisht ne si organ që e zbatojmë ligjin, dhe si rregullator i vetëm nacional. Marrëveshja duhet të jetë në harmoni me ligjin në qoftë se obligohemi për ta zbatuar. Marrëveshje e 13 shtatoriit ka qenë në objektiv me ligjin, dhe ka synuar një objektiv madhor për vendin tonë, e cila është marrja e kodit. Mos të harrojmë se sigurimi i kodit shtetërorë është një prej momenteve më të mëdhaja për vendin tonë, si në aspektin strategjik po edhe në aspektin zhvillimor.
 
Gazeta Fjala:  Dhe nuk po vjen ?
 
Ekrem Hoxha:  Nuk është që nuk ka pasur zhvillime positive në këtë proces, a jemi afër ?
 
Gazeta Fjala:  Kemi qenë afër qe 15 vite … ?
 
Ekrem Hoxha:  Deklarimet politike apo deklarimet që janë bërë për konsum ditor, janë diçka tjetër. Por mund të them se duke qenë që autoriteti ka dhënë përkrahje profesionalë ekipit të qeverisë në proces. Dhe duke qenë pjesëmarrës aktiv në proces, asnjëherë nuk kemi qenë më afër në marrjen …
 
Gazeta Fjala:  A ka pengesë për kod nga posta dhe Telekomi i Kosovës?
 
Ekrem Hoxha:  Qeveria si organi kompetent, ligji me nenin 6 dhe 7 parasheh përgjegjësitë e Qeverisë, ministrisë së ligjit e cila është ministria e zhvillimit ekonomik dhe qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për miratimin e kësaj strategjie dhe politikave të sektorit.
 
Gazeta Fjala:  A e dini ju se Qeveria në programin e saj e quan ARKEP-in ART ?
 
Ekrem Hoxha:  Jo, unë e kam në tavolinë programin qeverisës.
 
Gazeta Fjala:  Edhe ne e kemi, mirëpo quhet ART ?
 
Ekrem Hoxha:  Ende mesa kuptoj unë ende nuk është zyrtarisht i publikuar, kështuqe mund të ketë ndonjë ndryshim.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit