Zëvendëskryeministri Nurettin Canikli tha të premten në Ankara se pritjet janë që ekonomia turke këtë vit të rritet me 3,5%.
Këshilli Koordinues për Përmirësimin e Klimës së Investimeve u mblodh në Ankara.
Krahas zv/kryeministrit Nurettin Canikli në këtë mbledhje morën pjesë edhe ministri i Financave Naci Ağbal, ministri i Drejtësisë Bekir Bozdağ, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit Mehmet Özhaseki, ministri i Zhvillimit Lütfü Elvan, ministri i Doganave dhe Tregtisë Bülent Tüfenkçi dhe ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë Faruk Özlü, si dhe përfaqësues nga sektori privat.
Në mbledhje u diskutua mbi kryefjalët e ekonomisë.
Nurettin Canikli dha informacione në lidhje me normën e rritjes në ekonomi.
“Ne nuk do të rrezikojmë në asnjë mënyrë performancën tonë të fuqishme të rritjes,” tha Canikli, duke theksuar se ekonomia turke po rritet.
“Vitin 2016 e mbyllëm me 2,9% rritjeje, – u shpreh Canikli, duke shtuar se dhe në lidhje me shifrat e rritjes për vitin 2017, pothuajse të gjitha agjencitë ndërkombëtare (të klasifikimit të kredisë) filluan të revizionojnë pozitivisht parashikimet e tyre në lidhje me rritjen e Turqisë”.
Nurettin Canikli theksoi se qeveria sektorin privat e ka mbështetur me kredi dhe kjo do të ketë reflektimet e veta në ekonominë e vendit.