1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ekonomia Islame; rasti per ta publicizuar!

Më të lexuarat

Alfred Aga

Hytbeja e djeshme e xhumase ne krahasim me heret e tjera me beri shume pershtypje. Ndryshe nga heret e tjera kjo hytbe me ngjalli nje lloj “pezmatimi” per shkak te temes qe trajtoi imami i xhamise sone.
Ndodhem ne nje qytet te Italise ku pjesemarrja neper xhuma eshte shume e madhe, mund te kaloje edhe 1000 vete me raste. I gjithe ky xhemat ka si pike rreferimi kete xhami qe eshte i vetmi vend ku besimtare nga ane te ndryshme te botes mblidhen, njihen me njeri tjetrin, ushqehen nga ana shpirterore dhe pse jo qajne edhe hallet e njeri tjetrit. Duke ditur vleren e madhe tek Allahu dhe sevapet qe ka kjo dite njerezit presin me padurim tubimin ne xhami dhe hytben e rradhes. Imamet e xhamise sone zakonisht vijne nga Jemeni dhe megjithe ndonje “problem” te vogel qe kane jane goxha te pergatitur dhe punojne me xhematin ne menyre te palodhur.
Bera gjithe kete paranteze per te treguar rrethanat dhe ambientin ne te cilin ndodhemi ne si xhemat dhe per ti paraprire ndonje keqkuptimi te mundshem nga ana e lexuesve.
Pas du javesh bombardimi me informacione mbi rrjedhen e krizes se rende financiare (me e renda qe pas “depresionit te madh”) dhe mbi pasojat qe ajo sjell ne jeten tone te perditshme, mbas dhjetera emisonesh, analizash, reportazhesh apo parashikimesh futureske mbi shkaqet dhe pasojat e kesaj krize; mbas publikimit te disa artikujve nga autore jo musliman ne shtypin Italian dhe ate boteror mbi rolin e etikes qe duhet te kete sistemi i ardhshem ekonomik (nje dicka e mesme mes kapitalizmit e socializmit, apo…) , mbas disa “cekjeve” perkitazi mbi realitetin e ekonomise islamike e cila po i ben balle ketij lloj cikloni te pa pare, mbas…; prisja qe hoxha jone i nderuar (i cili nuk e di nga kishte ardhur, ngaqe ishte per here te pare tek ne) te na jepte disa mesime dhe udhezime per keto probleme kaq madhore qe shqetesojne jo vetem perendimin por edhe ne si musliman te implikuar indirekt ne kete vorbull dashje apo pa dashje. Por me sa duket ai nuk ishte i te njejtit mendim, erdhi dhe na “ndricoi” mendjen me nje hutbe shume origjinale; ai permendi me nje intonacion shume emocionues urtesine dhe urdhrin e Allahut xh.sh. drejtuar besimtareve per tu marre me shkence (dhe shkenca me e dobishme tha; eshte ajo fetare…) pastaj foli gjere e gjate mbi hadithin e pejgamberit (s.a.s) i cili flet per udhetimin e gruas neper shkretetire e cila nuk mund te udhetoje vetem ne rrugetime te gjata pa shoqerues (duke hyre ne detaje sa i gjate duhet te jete udhetimi, kush mund ta shoqeroje dhe se cfar fetvaje kane dhene dijetaret per udhetimin e grave ne ditet e sotme…!?). Subhanallah thash me vete e paska zene halli i madh imamin tone…
Kete lloj fenomeni me thene te drejten e kam vene re qe ne moshe fare te vogel atehere kur edhe jam futur ne islam. Hoxhallaret tane (jo te gjithe, kuptohet) kane qene dhe jane (te pakten ne hutbet apo vazet qe mbajnet) totalisht jashte realitetit ne te cilin ndodhen, fillojne e flasin per gjera qe nuk kane piken e lidhjes me ate qe realisht i shqeteson besimtaret, jane aq jashte sa nuk ja kane haberin se cpo ndodh ne xhematin e tyre e jo me te kene nje vizion per te pare realitet e tjera. Flasin per ngjarje dhe probleme te nje kohe te kaluar, pa u munduar fare ti aktualizojne apo ti perpunojne ato… Konkretisht ne vend qe ky hoxha i xhumase se djeshme te na mbante nje teme qe aq shume i mundon muslimanet ne perendim (dhe jo vetem) mbi ceshtjen e kamates (ku nje pjese edhe jane te cekur nga ajo), rregullave te tregtise, etikes islame dhe cfar thot sherati per to, duke e aktualizuar ne kontekstin e sotem, ate e shqetesonte udhetimi i gruas ne shkretetire, apo xhamite qe duhet te vizitoje njeriu ne jeten e tij (gjera qe xhematlinjte e atjeshem mund ti ken degjuar me mijera here) dhe paradoksi me i madh e lidhi kete hadithe me nxitjen qe islami i ben njeriut per shkence e dituri!?
Per fat te keq edhe kesaj here une konstatoj qe ne muslimanet nuk po kemi aftesi te shfaqim alternativen tone, potencialin tone, thjeshte te kapim rastin e volitshem qe Allahu po na jep per te kontribuar per fene tone. Ne bisedat qe kam me kolege dhe miq vendas, sic e kam thene edhe ne nje postim tjeter shoh nje rritje te interesit per te ditur mbi ekonomin islame, mbi etiken islame, mbi marredheniet fe-shtet ne islam etj. por ne te njeten kohe edhe per islamin ne pergjithesi.Ne si musliman nuk kemi bere pothuajse fare studime dhe publikime (te pakten ne anglisht apo italisht qe kam kerkuar une) mbi normat dhe principet e ekonomise islamike. Kete rast teper te volitshem ne nuk e shfrytezojme dot pasi nese dikush na kerkon literature apo ndonje burim informacioni mbi keto tema ne pothuaj nuk kemi fare. Si do ju shpjegojme mesimet e Allahut dhe ligjet e tij ne toke ketyre njerezve vetem duke ju thene merreni Kur’anin se aty i keni te gjitha… apo lexoni filan hadith se ai flet per menyren se si behet tregtia e ndershme… Pra lind nevoja per studime te mirefillta shkencore ku u shpjegohet me gjuhen te cilet ata kuptojne fjala e Allahut dhe e te Derguarit te Tij. Edhe nese arrrin tu demonstrosh ketyre njerezve me shume mund epersine qe ka islami ndaj ketyre sistemeve aq shume te perfolura kur te kerkojne ku jane aplikuar konkretisht dhe ku mund ato ti aplikojne nese binden, kjo eshte nje sfide tjeter me vete qe veshtire ti japesh drejtim.
Per te ilustruar kete qe sapo thashe me siper po ju tregoj rreth nje bisede me dy kolege te mi. Ne bisede e siper rreth krizes qe po perfshin te gjithe shtetet perendimore, njeri nga koleget duke e ditur qe jam musliman me tregonte se kishte lexuar dicka per efektet negative pothuajse te paperfillshme qe kjo krize ka ne vendet apo institucionet financiare ku zbatohet sheriati. Kolegia tjeter duke qene pothuajse “injorante” nga ky aspekt dhe me shume paragjykime per muslimanet dhe islamin u hodh e tha: si ka mundesi qe “keto” nuk jane te prekur, si ka mundesi qe bankat e tyre te punojne pa interes atehere ckuptim ka te fusesh leket dhe te investosh ne keto!? Duke i shpjeguar me durim disa aspekte te ekonomise islame dhe kolegu (i cili me sa duket kishte humbur gati te gjithe investimet e tij ne burse) disa avantazhe qe ekspertet perendimor i atribuojne kesaj ekonomie, biseda jone per fat te keq u mbyll ne kete menyre; kolegut i cili ishte i etur per te ditur dhe per te pasur literature me te gjere mbi kete ceshtje i thashe qe se shpejti do ti jap temen e nje studenteje ekonomie mbi etiken ne ekonomine islame, ndersa koleges e cila u “bind” mbi avantazhin e bankave islame kur me pyeti a ka banka islame ketu ne Itali qe te shkoj te interesohem mbi to”, per fat te keq te saj por edhe tonin ju pergjigja qe jo, por inshallah se shpejti do ti kemi dhe daveti ne perendim do te behet ne sportelet e bankave, pasi “zoti para”, ne perendim njihet para Zotit qe krijoi gjithcka. Po e mbyll me nje fjale qe kane shume deshire ta perdorin koleget e mi edhe pse nuk ja dine mire kuptimin: INSHALLAH (ashtu sic ato e pronunciojne) do te behet me mire.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit