-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ekonomia e Turqisë shënon rritje prej 5.1 përqind

Më të lexuarat

Ekonomia e Turqisë në tremujorin e dytë të këtij viti ka shënuar rritje prej 5.1 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar

ANKARA (AA) – Ekonomia e Turqisë në tremujorin e dytë të këtij viti ka shënuar rritje prej 5.1 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Enti i Statistikës i Republikës së Turqisë (TUIK) publikoi një raport mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të vendit për tremujorin e dytë të këtij viti, përkatësisht periudhën nga prilli deri në korrik.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ekonomia turke u rrit me 5.1 për qind. Sipas çmimeve aktuale të tregut në të njëjtën periudhë, PBB-ja e Turqisë u rrit me 16.3 përqind dhe arriti në 734,211 miliardë lira (afër 180 miliardë euro).

Kur bëhet fjalë për sektorët, bujqësia turke në tremujorin e dytë të vitit shënoi rritje prej 4.7 përqind, industria u rrit me 6.3 për qind, ndërsa sektori i ndërtimit u rrit me 6.8 për qind. Tregtia, shërbimet e transportit dhe shërbimeve u rritën me 5.7 për qind.

AA Finans më parë ka zhvilluar një hulumtim të pritjeve të rritjes së ekonomisë turke, e cila përfshinte ekonomistë dhe analistë, dhe parashikonte një rritje prej 5.4 përqind.

TUIK ka rishikuar raportet mbi rritjen ekonomike në Turqi që nga fillimi i vitit 2015 deri më tani.

Në raport thuhet se vitin e kaluar rritja ishte rishikuar nga 5.3 në 4.9 për qind, me rritjen që në tremujorin e parë të këtij viti u rishikua nga 5 në 5.2 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit