4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Ekonomia e petullave”, shumë shtete po përqafojnë këtë model ekonomik

Më të lexuarat

Gjithnjë e më shumë qytete po përqafojnë një model ekonomik në formën e “donut (petulla amerikane)” për të ndihmuar në rikuperimin e krizës së koronavirusit dhe për të zvogëluar ekspozimin ndaj krizave në të ardhmen.

Ekonomistja britanike dhe autore e “Ekonomiksit të Petullave” Kate Raworth beson se është thjesht çështje kohe para se koncepti të miratohet në nivel kombëtar.

Kryeqyteti Holandez i Amsterdamit u bë qyteti i parë në mbarë botën që zbatoi zyrtarisht ekonominë e ‘petullave’ në fillim të Prillit të vitit të kaluar, duke zgjedhur të niste iniciativën në një kohë kur vendi kishte një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë në botë nga pandemia e koronavirusit.

Qeveria e qytetit të Amsterdamit tha në atë kohë se shpresonte të rikuperohej nga kriza dhe të shmangte krizat e ardhshme duke përqafuar një portret të qytetit të teorisë së “petullave”.

Siç është përshkruar në librin e Raworth 2017, “ekonomia e petullave” synon të “veprojë si një busull për përparimin njerëzor”, duke e kthyer ekonominë degjenerative të shekullit të kaluar në atë regjeneruese të këtij shekulli.

“Busulla është një petull, i llojit me një vrimë në mes. Edhe pse tingëllon qesharak, është e vetmja petull që në të vërtetë rezulton e mirë për ne,” është shprehur Raworth. Qëllimi i teorisë është të sigurojë që askujt mos ti mungojnë gjërat e domosdoshme të jetës, nga ushqimi dhe uji te barazia shoqërore dhe zëri politik, ndërsa siguron që njerëzimi të mos prishë sistemet e mbështetjes së jetës së Tokës, të tilla si një klimë e qëndrueshme dhe toka pjellore.

Duke përdorur një diagram të thjeshtë të një petulle amerikane, Raworth sugjeron që unaza e jashtme përfaqëson tavanin mjedisor të Tokës – një vend ku përdorimi kolektiv i burimeve ka një ndikim të kundërt në planet. Unaza e brendshme përfaqëson një seri standardesh minimale sociale të rëna dakord ndërkombëtarisht. Hapësira në mes, e përshkruar si “pika e ëmbël e njerëzimit”, është petulla.

“Ne duam të sigurohemi që të gjithë kanë burimet themelore që u duhen për të bërë një jetë me dinjitet, komunitet dhe mundësi. Mos lini askënd në vrimën në mes,” tha Raworth.

Modeli, i cili më parë është vlerësuar nga Papa Françesku, ka marrë vëmendje të re midis krizës globale të shëndetit.

Studiuesit që avokojnë për një qasje të re argumentojnë se sistemi aktual ekonomik sakrifikon si njerëzit ashtu edhe mjediset në një kohë kur gjithçka, nga zhvendosja e modeleve të motit në ngritjen e niveleve të detit, është me përmasa globale dhe e paparë ndonjëherë në natyrë.

Rreth pesë muaj pasi Amsterdami vuri bast për rikuperimin e saj pas Covid mbi këtë teori, rajoni i Brukselit zyrtarisht e përqafoi modelin, duke e përdorur atë si një portret për tranzicionin e qytetit në një ekonomi të qëndrueshme dhe të lulëzuar.

CNBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit