1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Egjipti vazhdon mbylljen e tuneleve që e lidhin atë me Gazën

Më të lexuarat

Punëtorët që punojnë nëpër tunelet që lidhin Egjiptin me Gazën, për javë me radhë janë duke u përpjekur për të shpëtuar portën e tyre të bukës ku Egjipti për javë me radhë është duke pompuar ujërat e zeza.

Por ushtria egjiptiane e ka mohuar pretendimin se këto tunele po mbyllen si pasojë e presioneve.

Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane Ahmed Ali, duke vënë në dukje se vendimi për mbylljen e tuneleve të Gazës nuk është marrë nën asnjë presion tha: “Myllja e tuneleve është një pjesë e rëndësishme e operacionit Kartall”.

Në deklaratën që ai bëri tha se Ministri i Mbrojtjes Abdulfettah es-Sisi i ka dhënë urdhër për mbylljen e tuneleve dhe shtoi se ky vendim është i rëndësishëm për sigurinë e tyre kombëtare.

Në të kundërt të pretendimeve askush nuk është duke i bërë presion Egjiptit për këtë çështje, tha zëdhënësi egjiptian i cili shtoi se me mbylljen e tuneleve do të pengohet kontrabanda, dhe hyrjet e jashtëligjshme si dhe do të sigurohet mbrojtja e vendit.

Ushtria egjiptiane pas sulmeve në 5 gusht të vitit të kaluar ku në shënjestër ishte një pikë kontrolli dhe ku humbën jetën 16 ushtarë në rajon kishte filluar një operacion të gjerë të quajtur Kartall.

Pas incidentit në fjalë udhëheqja Egjiptiane kishte vendosur të mbyllte një sërë tunelesh që lidhnin Gazën me Egjiptin./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit