-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Egjipti po bëhet gati për Kupën e Afrikës për Shtete

Më të lexuarat

Egjipti po bëhet gati që t’i mirëpresë 24 ekipe dhe tifozët për garën e Kupës së Afrikës për Shtete për herë të katërt, dhe për herë të parë që prej vitit 2006.

Që prej rinovimit të infrastrukturës e deri te sistemi kompjuterik i biletave, organizatorët e garës i kanë kaluar tre muaj në përgatitje intensive, pasi presin rreth 20 mijë tifozë në atë kohë.

Kjo garë nis më 21 qershor dhe ndeshjet do të zhvillohen në gjashtë stadiume në katër qytete.

Ngjyrosja e ulëseve me numra po ashtu, rinovimi i fushave dhe të gjitha investimet tjera, i kanë kushtuar Egjiptit rreth 2 milionë e 983 mijë e 700 dollarë.

Hyrjet në stadiume janë zgjeruar dhe transporti i tifozëve në stadiume sa më shpejt e më lehtë janë mundësuar po ashtu.

Rinovime janë bërë edhe në zhveshtore, ndërsa drejtori i garës dhe ish-futbollisti i Egjiptit, Mohamed Fadl, ka bërë të ditur se të gjitha 24 ekipet do ta kenë vendin e vet ku do t’i kryejnë stërvitjet, gjë e cila ndodh për herë të parë./ktv

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit