0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

EGJIPTI NUK DO MË DIKTATURË

Më të lexuarat

Në Egjipt, protestat e bëra nga miliona njerëz kundër vendimit të Këshillit të Lartë Ushtarak dhe Gjykatës Kushtetuese, filluan të japin rezultate.

Me qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin Tahrir protestuan shpërndarjen e kuvendit popullor dhe rritjen e kompetencave të ushtarakëve me rregullimet e bëra në kushtetutë.

Demonstrata u përkrah nga organizata e Vëllezërve Myslimanë, partia Selefi Nur dhe Lëvizja e Revolucionit të 6 prillit.

Pjesëmarrësit në demonstratë hodhën slogane kundër këshillit ushtarak duke thënë se parlamenti është zgjedhja e popullit dhe se në Egjipt, sovraniteti nuk duhet ti përkasë ushtrisë por popullit.

Nëpër demonstrata ku protestuesit kishin në dorë posterët e kandidatit për president Muhammed Mursi, pjesëmarrësit thanë se ata janë të sigurt që lideri i tyre i ri është Mursi.

Nëpër demonstratat në Sheshin Tahrir, binin në sy edhe posterët e Mursiut të shkruara “Erdoani i Egjiptit”.

Kurse zyra e zgjedhjeve të kandidatit Ahmet Shefik, duke organizuar një konferencë shtypi hodhi pretendimin se Shefik është fitues i zgjedhjeve me 51% të votave.

Edhe nga Këshilli Zgjedhor, ka ardhur deklarata se shpallja e përfundimeve mund të vonojë dhe se përfundimet zyrtare do të shpallen pas vlerësimit të kundërshtimeve./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit