3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipti ndalon përdorimin e plastikës për të mbrojtur Detin e Kuq

Më të lexuarat

Provinca egjiptiane në Detin e Kuq do të vendosë një ndalim mbi plastikën e disponueshme, në përpjekje për të luftuar ndotjen dhe mbrojtjen e mjedisit, tha sot guvernatori Ahmed Abdallah.

Ndalimi do të zbatohet për restorante, supermarkete, dyqane, farmaci dhe anijet turistike që lundrojnë përgjatë bregut të krahinës.

Kjo do të vlejë edhe për hotelet në Hurghada, kryeqyteti i provincës dhe në vende të tjera në krahinë, raporton AP.

Lugë plastike, pirunë, thika, gota dhe enët plastike gjithashtu do të jetë në mesin e sendeve të ndaluara.

“Kjo është një luftë kundër ndotjes së detit me plastikë,” tha guvernatori, duke shtuar se të gjitha mbeturinat po mbarojnë në Detin e Kuq.

Ndalimi do të hyjë në fuqi në qershor dhe se sipas Abdallah fushata do të jetë një betejë e vështirë.

Guvernatori nuk shpjegoi në hollësi se si do të zbatohet ndalimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit