0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Egjipti mbylli xhaminë shiite të sapohapur

Më të lexuarat

Autoritetet egjiptiane kanë mbyllur një xhami shiite të emëruar si “Husseiniya”, e cila ishte hapur së fundmi nga një klerik shiit libanez, Ali al-Korani gjatë vizitës së tij të fundit në Kajro, thanë burime të afërta me Al Arabiya.
Burimet thanë se autoritetet egjiptiane kanë konfiskuar publikimet, posterat dhe incizime që gjenden në xhami. Vendimi i autoriteteve për të mbyllur këtë xhami ishte i formës së prerë, sipas burimeve të Al Arabiya.
Inaugurimi i fundit i “Husseiniya” kishte zemëruar shoqërine myslimane sunite, instituto i al-Az’har dhe klerikët e tjerë suni, konsiderojnë se ndikimi i kësaj xhamie ishte një lëvizje për të përhapur Islamin shiit në Egjipt.
Ndërkohë, disa figura shiite e konsideruan këtë veprim si një mjet të afrimit ndërmjet doktrinave të ndryshme shiite dhe sunite.
Pas përurimit të Husseiniya në Kajro, një numër i shiitëve u mblodhën dhe praktikuan disa rituale Shiite që përfshinte mposhtjen e zemrave të tyre dhe këndonin poezi për të përkujtuar vdekjen e një numri të pasardhësve të Profetit Muhamed (as). Shiitët kanë filluar të bëjnë praktika të tilla kudo duke u nisur nga Iraku, Irani, Afganistani, Pakistani dhe Libani.
Vizita e fundit al-Koranit për në Kajro është qortuar nga Al-Azhar, Akademia islamike Kërkimeve dhe e Ministrisë fetare. Klerikët suni kanë kritikuar seminaret fetare dhe ligjëratat që al-Korani ka dhënë në shtëpitë e disa shiitëve që jetojnë në Kajro dhe në njësitë e tjera. Ata e përshkruan lëvizjen e klerikut shiit si tejkalim të papranueshëm të “vijës së kuqe” dhe e konsideruan si një përpjekje për të përhapur doktrinën shiite në Egjipt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit