Egjipti po kërkon 900 milionë dollarë dëmshpërblim pas bllokimit të Kanalit Suez në fund të muajit mars dhe anija kontejner që e shkaktoi atë u sekuestrua, njoftoi e përditshmja qeveritare Al-Ahram.
Natën e kaluar, kreu i Administratës së Kanalit të Suezit (SCA) tha në televizionin shtetëror se po zhvillohen negociata për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga Ever Given, i cili ngeci në kanal dhe paralizoi trafikun në një rrugë kryesore detare. Egjipti pretendon se nuk bëri një gabim në incident dhe e zhvendos përgjegjësinë te anija.
“Negociatat po vazhdojnë, ka ende shumë pika të pakoordinuara me kompaninë dhe sigurimin, duke filluar me shumën”, tha admirali Osama Rabie, shkruan swissinfo.
Një burim nga SCA konfirmoi për France Presse se negociatat janë duke u zhvilluar me kompaninë japoneze Shoei Kisen, e cila zotëron anijen, dhe me kompanitë e sigurimeve. Admirali pohoi se egjiptianit po kërkojnë 900 milion dollarë.
“Anija panameze Ever Given është konfiskuar për mospagim të 900 milionë dollarëve sipas një vendimi nga Gjykata Tregtare Ismaili”, tha burimi.
Trafiku në kanal, i cili mbart më shumë se 10 për qind të tregtisë botërore, rifilloi më 29 mars pasi anija u tërhoq me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë. Më shumë se 400 anije u bllokuan për gjashtë ditë. /Telegrafi/