-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Egjipti duhet të kthehet në rrugën e ndryshimit demokratik

Më të lexuarat

Nga: Wadah Khanfar

Egjipti duhet të kthehet në rrugën e ndryshimit demokratik

Të gjithë aktorët politikë të Egjiptit duhet të veprojnë për të frenuar përpjekjet e thella shtetërore për të rivendosur të kaluarën, ose në të kundërtën do të përballen me pasoja të dhunshme.
Grushti ushtarak i shtetit në Egjipt këtë muaj dhe sulmet e përgjakshme qysh atëherë, të kryera nga ushtria dhe policia kundra mbështetësve të legjitimitetit kushtetues, do të formojnë një pikë kthese të rëndësishme në historinë politike të  Lindjes se Mesme. Ndikimi i saj do të ndihet përtej Egjiptit, duke shënuar një moment vendimtar mes vazhdimit me alternativën e vështirë të tranzicionit drejt demokracisë, dhe ndjekjes së një kursi, fokusi i së cilës do të jetë dhuna dhe kaosi përtej kufijve.
Qysh prej pavarësisë nga kolonializmi perëndimor në vitet 1950-1960, arabët kanë vuajtur me dekada prej diktaturave të ashpra. Komb shtetet arabe e menaxhuan justifikimin e krimeve të tyre me shpjegime të ndryshme. Disa ishin pan-nacionalist, të cilët përdornin përligjien e përballjes me Izraelin me thirrjet për të çliruar Palestinën, ndërsa të tjerë ishin nacionalistë, që pretendonin ruajtjen e unitetit kombëtar.
Klima ndërkombëtare u mundësoi këtyre shteteve që të vijonin politikat e tyre tiranike, në sajë të balancave të fuqisë së luftës së ftohtë apo për shkak të stabilitetit të preferuar të perëndimit përkundrejt lirisë. Ndërkohë, bota Arabe mbeti nën sundimin e despotëve- ku shumica ishin nga një prejardhje ushtarake. Ato përdorën shtypjen, torturën dhe përjashtimin. Formuan aleanca me interesat e bizneseve të cilët përfituan nga mungesa e transparencës dhe llogaridhënies, duke I dhënë kështu jetë një gjendje serioze që rrënoi objektet publike dhe dominoi veprimtarinë politike dhe sociale.
Pranvera Arabe që filloi në vitin 2010 ishte e drejtuar nga rinia e arsimuar, të cilët ishin të lidhur me botën e jashtme. Ato kishin vizione të politikave liberale që rridhnin nga rrjetet sociale dhe  përdorën mjetet inovative për të përhapur ndërgjegjësimin mes aktivistëve. Shteti i thellë u befasua nga këto metoda të shprehuri dhe strategjish për ndryshim. Sistemet e vjetra në Tunizi dhe Egjipt u rrëzuan shpejt, dhe kështu filloi procesi drejt institucioneve demokratike. U zhvilluan zgjedhjet parlamentare dhe  strukturat tranzicionale zunë vend.
Për pasojë, në këto vende filloi  lufta për pushtet. Ishte një proces i vështirë. Forca të ndryshme politike kishin qenë të ndaluara nga pjesëmarrja politike për dekada. Ato tashmë duhet të angazhoheshin në dialog për të arritur një kontratë sociale dhe politike që do të mund të vendoste themelet për një të ardhme me liri, dinjitet dhe bashkëjetesë politike paqësore.
Ndërkohë, shteti i thellë, veçanërisht në Egjipt, i përfaqësuar nga ushtria, siguria dhe gjyqësori- aleatë me biznesin e madh filluan të rigjeneroheshin. Pranvera arabe nuk ishte aq radikale sa revolucioni francez apo Iranian. Ai nuk i shkuli degët e rrënjosura thellë të shtetit. Në vend të kësaj, ajo ishte e kënaqur që të zëvendësonte majën e piramidës me liderët e rinj të porsazgjedhur, por pa përvojë. Pas një periudhe trazire shteti i thellë ishte në gjendje që të marr frymë sërish, dhe të portretizojë tranzicionin drejt demokracisë si një dështim të mjerë. Qytetarët e zakonshëm u zemëruan nga përkeqësimi i shërbimeve dheu  ndjenë të lodhur nga krizat politike, të ushqyera me dozat e dezinformimit. Rezultati ishte një grusht shteti që kishte një mbulim politik dhe mbështetje nga disa pjesë të popullsisë, ashtu si edhe nga vendet rajonale të prekura nga Pranvera Arabe.
Islami politik reformator, i konsideruar si përfituesi më i madh i Pranverës Arabe, arriti që të marrë fitime të mëdha gjatë tre viteve të fundit. Në përballjen me regjimet despotike, islamikët ishin ndarë gjatë mesit të shekullit të kaluar në dy grupe. Të parët panë nevojën për një ndryshim paqësor dhe evolutiv të realitetit politik. Ndërsa të dytët vështruan nevojën për një ndryshim themelor që do të mund të ndodhte vetëm nëpërmjet një përballjeje vendimtare dhe përdorimit të forcës. Vëllazëria Myslimane përkrahu qasjen e parë, duke themeluar atë çka quhet si Islami politik. Organizatat e tjera, të prirura për të dytën, themeluan lëvizjet e armatosura xhihadiste, të cilat kulmuan me shfaqjen e Al Kaedas.
Pranvera arabe  konfirmoi se ndryshimi paqësor është i mundur dhe kështu forcoi vizionin e Islamit politik. Ndikimi i kësaj shkoi përtej Vëllazërisë duke përfshirë prirjet Selafiste në Tunizi, Egjipt, Jemen dhe Libi të cila kishin vënë në pikëpyetje rrugën demokratike. Kjo e dobësoi argumentin e xhihadistëve, dhe shtyu liderin e tyre, Ayman al Zauahiri, që të sulmonte tranzicionin demokratik. Sot, Zauahiri, po buzëqesh teksa sheh grushtin e shtetit  kundra legjitimitetit kushtetues në Egjipt.
Masat arabe  vështrojnë tashmë dhunën e përgjakshme të ushtrisë kundra demostruesve paqësorë në Egjipt, shtetin më të rëndësishëm strategjikisht në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, administrata amerikane çuditet më zë të lartë nëse ajo që ndodhi ishte një grusht shteti apo jo. Në mënyrë të ngjashme qëndrimet e errëta  që barazojnë viktimën me xhelatin po zënë fill në vendet e tjera perëndimore.
Shumë njerëz në botën arabe ndihen tashmë se ato kanë qenë të mashtruar. Kjo është e rrezikshme. Nuk është  më e mundur për popujt arab që ti nënshtrohen një shteti policor. Ndërsa në lidhje me ato që mendojnë në forcat e armatosura, rajoni është i gatshëm që të përmbushë nevoja e tyre. Lufta e vazhdueshme e armatosur në Siri, përplasjet  sektare në Irak, tensionet e sigurisë në Liban, krizat e sigurisë në Sudan dhe Somali, dhe përhapja e armëve në Libi dhe Egjipt ofrojnë së bashku mundësinë e përkryer për të krijuar një zonë të gjerë të kaosit dhe dhunës përtej kufijve.
Sot ne përballemi me dy zgjedhje. E para është se ne mund ti dorëzojmë brezat e ardhshëm në konfliktet e përgjakshme në të cilat vrasësi nuk do të mund ta dinte se përse po vret. Ky kaos mund të prekë të gjitha vendet në rajon dhe të shkoj përtej, duke arritur Evropën dhe të prek interesat e SHBA-së.
Zgjedhja e dytë është që ne me guxim dhe me vendosmëri të rikthejmë proçesin e ndryshimeve demokratike në Egjipt dhe të frenojmë shtetin e thellë dhe përpjekjet e tij të përsëritura për të rikthyer të kaluarën. Kjo kërkon pjesëmarrjen e plotë të forcave të ndryshme. Të gjithë ato që janë me të vërtetë të shqetësuar duhet të miratojnë zgjedhjen e dytë përpara se të jetë shumë vonë.
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit