8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

EGJIPTI DREJT NJOHJES SË PAVARËSISË

Më të lexuarat

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti, ka pritur sot një delegacion të gjerë parlamentar të Egjiptit, në krye me Ahmed Fahmy Ahmed, i cili me ftesë të kryekuvendarit Krasniqi, po qëndron në një vizitë zyrtare treditore në Kosovë.

Me këtë rast, është bërë e ditur se Egjipti është i gatshëm të lëvizë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Pas takimit, kryetari i Komisionit Albin Kurti, ka thënë se shfrytëzuan këtë takim për t’u njohur me rrethanat e krijuara si në Kosovë, ashtu edhe në Egjipt, duke përgëzuar delegacionin nga Egjipti për ndryshimin e madh që e kanë bërë në vend, me rastin e revolucionit të pranverës arabe atje, me ç’ rast e kanë përmbysur diktatorin Mubarak.

Ai, po ashtu, bëri të ditur se në këtë takim ka kërkuar edhe përkrahjen e Egjiptit në njohjen e Kosovës nga shtetet arabe, duke mos përjashtuar as Egjiptin.

“I njoftuam edhe për gjendjen në Kosovë dhe për nevojën që Kosova të ketë sa më shumë njohje ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe nevojën që Egjipti ta njohë Republikën e Kosovës meqenëse Egjipti është një shtet dhe popull shumë i rëndësishëm me histori të lashtë, por në të njëjtën kohë me pozitë gjeo-strategjike e fuqi të madhe”, ka thënë ai.

Kryesuesi i delegacionit parlamentar të Egjiptit, Ahmed Fahmi Ahmed, ka thënë se me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurtin, kanë shkëmbyer ide dhe mendime të ndryshme në interes të përbashkët të të dyja vendeve.

Ai ka lënë të kuptohet se Egjipti është duke përparuar në drejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës, por nuk ka treguar se kur do të ndodh një gjë e tillë.

“Kam kënaqësinë time që arrita ta takojë edhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe shokët e tij. Unë dhe anëtarët tjerë të parlamentit të Egjiptit, folëm për interesat e përbashkëta të dy vendeve dhe po ashtu shkëmbyem ide dhe mendime. Ne treguam gatishmërinë tonë për të lëvizur drejt njohjes së plotë të Kosovës nga ana e Egjiptit. Shpresojmë që Kosova të jetë shembull edhe për popujt tjerë në lartësimin e vlerave morale, demokratike dhe të lira”, ka thënë ai.

Delegacioni nga Egjipti është pritur dje edhe nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ndërsa sot janë pritur edhe nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit