-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Egjipti dënon sulmin e Izraelit

Më të lexuarat

Egjipti ka dënuar një sulm të Izraelit në Siri, duke thënë se ai e komplikon krizën të cilën Kajro është munduar ta zgjidhë.

Izraeli ka kryer sulmin e dytë ajror në Siri duke vënë në shënjestër raketat e dedikuara për Hezbollahun, citon Reuters burime perëndimore të zbulimit.

Në një deklaratë, presidenca e Egjiptit tha se sulmi ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe kërcënim për sigurinë rajonale dhe stabilitetin, duke e “komplikuar më shumë situatën”.

Edhe pse Egjipti është shprehur kundër përdorimit të forcës së qeverisë së Damaskut ndaj popullit të vet, ai ka refuzuar “sulmin ndaj aseteve siriane dhe shkeljen e sovranitetit të Sirisë”, citon agjencia deklaratën e presidencës.

Sulmi është dënuar edhe nga Irani dhe Liga Arabe.

Izraeli dhe aleati i saj, SHBA nuk e kanë komentuar sulmin./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit