4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipti dëbon ambasadorin turk

Më të lexuarat

Qeverisja ushtarake që i dha fund pushtetit të Muhamet Mursit, presidentit të partë të zgjedhur me votat e popullit në Egjipt, vazhdon të ndjekë një retorikë të ashpër edhe në politikën e jashtme.

Qeverisja ushtarake vendosi të reduktojë nivelin diplomatik në marrëdhëniet me Turqinë dhe kërkoi që largohet nga vendi edhe Ambasadori i Turqisë në Kajro, Hysejin Avni Botsallë.

Ambasadori Botsallë në vlerësimin që i bëri vendimit në fjalë tha: “Populli turk dhe ai egjiptian janë vëllezër. Unë do të vazhdoj ti lutem Zotit për të mirën e Egjiptit. Egjipti është një vend shumë i rëndësishëm. Është më se e nevojshme për rajonin dhe botën që Egjipti të vazhdojë të mbetet në rrugën demokratik”.

Kurse burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë në lidhje me çështjen kanë bërë të ditur se Egjiptit do ti jepet përgjigja e duhur në kuadër të parimit të reciprocitetit./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit