1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Egjipt: Zbulohen informata të reja për puçin e 3 korrikut

Më të lexuarat

Një audio regjistrim i rrjedhur nga ushtria egjiptiane, konkretisht nga ministri i Mbrojtjes Abdel- Fatah al- Sisi, zbuloi se Presidenti Muhamed Mursi po mbahej në Qendrën e Gardës Republikane, në lindje të Kajros, kur përleshjet vdekjeprurëse shpërthyen jashtë këtij institucionit më 8 korrik.

Rrjeti Rassd News ka publikuar një incizim të komenteve të bëra nga vetë el- Sisi.
Në regjistrimin e publikuar, shefi ushtarak thotë se Mursi po mbahet në objektin ushtarak, përderisa jashtë objektit kishte përleshje vdekjeprurëse mes përkrahësve të tij dhe forcave të ushtrisë.
Ai u zhvendos në një ndërtesë tjetër menjëherë pas përleshjeve.
Përleshjet jashtë Gardës Republikane lanë mbi 50 protestues të vdekur dhe shumë të plagosur.
Mursi, udhëheqësi i parë i Egjiptit i zgjedhur demokratikisht, u hoq nga pushteti më 3 korrik pas protestave të komplotuara kundër presidencës së tij.
Ai nuk është parë në publik që atëherë. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit