-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Egjipt: VM bën thirrje për protesta paqësore kundër filmit anti-islam

Më të lexuarat

Protestat paqësore do të mbahen para të gjitha xhamive në të gjitha krahinat e vendit për të dënuar ofendimet ndaj Islamit dhe ndaj Profetit Muhamed alejhi selam thuhet në në një deklaratë të lëshuar nga VM.

Ata gjithashtu u bënë thirrje të gjitha forcave kombëtare për t’iu bashkuar protestave.
Vëllazëria Muslimane, prej së cilës edhe doli presidenti i ri i Egjiptit Dr. Muhamed Mursi është forca politike më e madhe dhe më e organizuar në vend.
Thirrja për protesta vjen pasi një film që paraqet jetën e Profetit Muhamed alejhi selam, dhe që prek temat e pedofilisë dhe homoseksualizmit, shkaktoi sulme vdekjeprurëse në Libi duke lënë të vdekur ambasadorin amerikan Kristofer Stivens dhe tre zyrtarë tjerë amerikanë.
Filmi është prodhuar nga izraelito-amerikani Sam Bacile, por mediat egjiptiane thonë se disa koptë egjiptianë që jetojnë në SHBA janë përfshirë në prodhimin e tij.
Sam Bacile duke folur përmes telefonit nga një lokacion i pazbuluar vazhdon të mbajë qëndrimin e tij, duke thënë se Islami është një kancer dhe se filmi i tij synon të jetë një deklaratë provokuese politike që dënon fenë./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit