3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipt: Vazhdojnë përleshjet, viktima në njerëz

Më të lexuarat

Dy persona janë vrarë dhe 14 janë plagosur në dhunën e fundit policore ndaj protestuesve pro-demokracisë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit .

Një fëmijë dhjetë vjeçar, i identifikuar si Samir el- Gamal, është vrarë në përleshjet midis mbështetësve dhe forcave policore në qytetin e kanalit të Suezit.
Edhe një i ri u vra në Kajron lindore, thanë burimet shëndetësore.
Në një deklaratë të studentëve të E’zherit thuhet se njëra nga viktimat ishte student i këtij universiteti.
Sipas kësaj deklarate, ai u qëllua për vdekje nga policia gjatë përleshjeve me forcat e sigurimit që po përpiqesin të shpërndanin me dhunë një protestë pranë Universitetit Ez’her në Kajron lindore.
Protestuesit pro-demokratik organizuan dje protesta të reja për të shënuar kalimin e 100 ditëve që nga masakra e përgjakshme e 14 gushtit, ku u vranë dhe masakruan mbi 2000 protestues dhe u plagosën dhjetëra mijëra të tjerë. Anadolu Agency e cila ishte në vendin e ngjarjes, njoftoi se të paktën gjashtë persona janë plagosur rëndë në këto protesta. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit