Autoritetet zyrtare egjiptiane kanë ekzekutuar pas dënimit me vdekje, mbështetësin e presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi, i cili ishte dënuar për vrasje, raporton Anadolu Agency (AA)
Pas përfundimit të gjykimit dhe pas përfundimit edhe të procedurave të ankesave, autoritetet e vuajtjes së dënimit të Egjiptit kanë ekzekutuar Mahmoud Ramadan me varje. Ky ekzekutim është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme e Egjiptit nëpërmjet në një deklaratë të shtunën.
Ministria e Brendshme e Egjiptit pretendon se Ramadan kishte qenë i dënuar për akuzën e hedhjes së kundërshtarëve nga kulmi i një ndërtese në qytetin bregdetar të Aleksandrisë në verën e vitit 2013, përfshirë edhe fëmijë. Ky është mbështetësi i parë i presidentit të rrëzuar Morsi që ekzekutohet me varje nga ushtria.
Gjykata Penale në Aleksandri e ka dënuar Mahmoud Ramadan me vdekje në maj të 2014, një vendim që u la në fuqi edhe në muajin shkurt.