Këshilli ushtarak në Egjipt ka deklaruar se vendimi për të shpërndarë Parlamentin e vendit duhet të merret, pasi presidenti i ri i vendit Mohammed Mursi urdhëroi mbledhjen e asamblesë së këtij institucioni.
Ushtarakët mbyllën Parlamentin muajin e kaluar pas një vendimi të gjykatës. Ndërhyrja e tij e fundit shihet si një sfidë dhe një paralajmërim për presidentin, që u betua javën e kaluar.
Në bazë të urdhërave të presidentit Mursi, kryetari i Parlamentit organizoi një takim për ditën e martë. Turma njerëzish u mblodhën në sheshin Tahrir përpara takimit të thirrur për paraditen e sotme, duke sfiduar vendimin e Këshillit Ushtarak.
Vllazëria Myslimane, që gëzon shumicën në Parlament, tha se do të merrte pjesë në marshimin e paralajmëruar në mbështetje të presidentit. Ndërsa Këshilli Ushtarak shprehu besimin se, të gjitha institucionet do të respektonin ligjin dhe kushtetutën.
Korrespondenti i BBC në Kajro, Jon Leyne thotë se armëpushimi politik në Egjipt duket se ka marrë fund. Sipas reporterit, vendimi i Gjykatës Supreme të Forcave të Armatosura do të acarojë edhe më tej Vllazërinë Myslimane.
Anëtarë të këtij blloku besojnë se ishte ushtria ajo që dështoi në respektimin e ligjit, duke i dhënë vetes kompetenca të reja pasi shkriu Parlamentin muajin e kaluar.AT/kohaislame