0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Egjipt – Të paktën 140 persona të plagosur nga trazirat e dhunshme në Aleksandri

Më të lexuarat

Trazira të forta kanë përfshirë dje të gjithë Aleksandrinë, ku i është vënë zjarri një selie të lëvizjes Vëllazëria Myslimane dhe po ashtu një person ka mbetur i vdekur dhe janë plagosur mbi 140 të tjerë, pjesa më e madhe nga plumba manovrash.

”Të paktën 140 persona kanë mbetur të plagosur nga trazirat e dhunshme në Aleksandri, ku ka pasur përleshje mes mbështetësve të Morsit dhe opozitarëve”, theksonin burimet lokale.

”Shumë prej të plagosurve kanë marrë plagë nga plumbat e manovrave”, njoftonin burime mjekësore rajonale dhe agjencia vendase e lajmeve MENA, që shtonte se ky ishte bilanci më i fundit i ngjarjeve në Aleksandri./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit