0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Egjipt: Sissi-Obamës: Na tradhëtuat!

Më të lexuarat

Shefi i Përgjithshëm i ushtrisë egjiptiane Abdel Fatah al-Sisi ka kritikuar ashpër përgjigjen e SHBA-ve ndaj veprimit të tij për të rrëzuar presidentin Muhamed Mursi, duke akuzuar administratën Obama për “mosmbështetje” ndaj Egjiptit, pavarësisht nga kërcënimet e luftës civile.

“Ju u larguat nga Egjiptasit. Ju i kthyet shpinën Egjiptasve, dhe ata nuk do të harrojnë këtë gjë,” tha i indinjuar Gjenerali Abdel Fatah al-Sissi, në një intervistë ekskluzive për Washington Post.
Emëruar nga vetë Mursi për të zëvendësuar rojet e vjetra në këshillin ushtarak të Mubarakut, 58-vjeçari Sissi tha se ai kishte pasur probleme me Mursin që nga dita kur ai u përurua.
Sissi tha se Mursi “nuk ishte një president për të gjithë egjiptianët, por një president që përfaqëson ndjekësit dhe përkrahësit e tij”.
Ashtu si shumë egjiptianë pro-ushtarak, Sissi u shfaq i zemëruar se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përkrahur plotësisht atë që ai e përshkroi si “një popull të lirë, që rebeloi kundër një rregulli të padrejtë politik”.
Komentet e Sissit ishin si një gjykim për të shmangur humbjen e disa miliardë dollarëve ndihma ushtarake nga SHBA, që mund të ndërpriten nëse edhe ndërkombëtarisht, largimi i Mursit njihet si “grusht shteti”.
Edhe pse ushtria ka ndërhyrë në vitin 2011 për të hequr regjimin e vjetër të autokratit Hosni Mubarak, Mursi ishte zgjedhur në një votim plotësisht të lirë dhe të ndershëm.
Lidhjet e SHBA-ve me forcat e armatosura të Egjiptit kanë treguar shenja të tendosjes, duke përfshirë edhe vendimin e presidentit Barak Obama për të ndaluar dërgimin e katër avionëve luftarakë F-16.
Në anën tjetër mijëra mbështetës pro-Mursi kanë akuzuar administratën e Obamës për pranim në heshtje të një grushti shteti ushtarak, sidomos pas sulmeve vdekjeprurëse nga ana e ushtrisë, që patën balancin e më shumë se 300 viktimave.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit