-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Egjipt: Shtyhet publikimi i rezultateve të zgjedhjeve

Më të lexuarat

 

Shtyrja i shton tensionet, ndërsa data e shpalljes së fituesit nuk është njoftuar

Komisioni Zgjedhor i Egjiptit tha se e ka shtyrë njoftimin e parashikuar për sot të rezultateve të balotazhit në zgjedhjet presidenciale, ndërsa vazhdon të shqyrtojë ankesat nga dy kandidatët, duke i acaruar tensionet ndërsa akuzat për manipulime u intensifikuan.

 

Komisioni tha dje se gjykatësit po vazhdojnë të shqyrtojnë rreth 400 ankesat për shkelje të rregullave të fushatës dhe për numërim të parregullt votashl, depozituar nga Mohammed Morsi, kandidati i Vëllazërisë Myslimane dhe rivali i tij, ish kryeministri Ahmed Shafiq.

 

Data e re për shpalljen e fituesit nuk u njoftua. Përveç debateve për zgjedhjet, vendi është i përfshirë edhe nga pasiguria për shëndetin e ish-presidentit 84 vjeçar Hosni Mubarak, që po vuan dënimin e përjetshëm./voa/kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit