-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Egjipt: Shkon në 171 numri i viktimave si pasojë e dhunës

Më të lexuarat

Së paku 171 Egjiptas janë vrarë dhe mijëra janë plagosur që prej 30 qershorit, kur filluan protestat që kulmuan me përmbysjen e presidentit Muhamed Mursi.

Shumica e viktimave janë shënuar në Kajro, ndërsa 90 njerëz janë vrarë brenda tre javëve të fundit.
Në një nga ditët më të përgjakshme, më 18 korrik, të paktën 51 demonstrues pro-Mursi u vranë jashtë selisë së Gardës Republikane në Kajro.
Mirëpo numri i këtyre viktimave ka kaluar shifrën 100, pas vdekjes së të plagosurve.
Përderisa Vëllazëria myslimane ka akuzuar forcat e sigurisë që ka sulmuar protestuesit ndërsa ata ishin duke falur namazin e sabahut, ushtria pretendonte se një “grup terrorist”, kishte tentuar të sulmoj kompleksin, ku mbështetësit besojnë se po mbahet presidenti Mursi.
Më 15 korrik, shtatë demonstrues u vranë në sheshin Ramses të Kairos, ku mijëra besnikë të Mursit ishin mbledhur për të protestuar largimin e tij.
Njëzet e katër persona, ndërkohë, duke përfshirë të dy civilë, janë vrarë në sulmet e militantëve në Gadishullin Sinai të Egjiptit që nga 30 qershori.
Dhe në qytetin bregdetar të Aleksandrisë, të paktën 18 njerëz janë vrarë në përleshjet ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të Mursisë.
Tri gra humbën gjithashtu jetën e tyre më 19 korrik, kur persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr mbi një miting pro-Morsi në qytetin Mansoura.
Një total prej 39 njerëz janë vrarë në aktet e dhunës në Njësitë e tjera egjiptiane që nga 30 qershori.
Mursi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, u rrëzua nga ushtria më 3 korrik.
Që atëherë, mijëra mbështetës të tij kanë organizuar demonstrata të përditshme për të kërkuar rivendosjen e tij.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit