1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Egjipt – Publikohet videoja ku shihen vrasjet e ushtrisë ndaj protestuesve

Më të lexuarat

Të shtënat vdekjeprurëse ndaj përrkrahësve të Vëllazërisë Myslimane në Kajro kanë lënë më shumë se 34 njerëz të vdekur dhe 500 të plagosur. Muhamed Ibrahim El-Beltagy, një deputet i Vëllazërisë, e përshkroi incidentin e sotëm si një masakër. Sulmi është kryer nga forcat ushtarake, kur protestuesit po e falnin namazin e sabahut. Sipas raporteve mjekësore, rreth 500 vetë u plagosën gjatë këtij sulmi. Një mjek i tha Al Jazeeras se shumica e të plagosurve kishin plagë në kokë. Vëllazëria tha se të vdekurit dhe të plagosurit janë dërguar në një spital të improvizuar në Nasr, një lagje në kryeqytetin egjiptian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit