Në Egjipt populli ka dalë në rrugë.
Masat e gjera të popullit protestojnë kufizimet që ka sjellë qeveria ndaj protestave dhe tubimeve.
Në Kajro dhe në Aleksandri rrugët janë mbushur plot me protestues që reagojnë ndaj ligjit të ri të qeverisë për organizimin e demonstratave.
Simpatizantët e Mursit kanë demonstruar pjesëmarrje të përbashkët në këto protesta masive.
Ligji i ri që protestohet nga populli i njeh Ministrisë së Punëve të Brendshme të drejtën që të pengojë manifestimet dhe marshimet popullore. Kurse forcave të sigurisë u jep kompetencën të përdorin forcën për shpërndarjen e turmave. Ndaj atyre që shkelin ligjin do të zbatohen ndëshkime të rënda me burgim dhe gjoba të majme.
Nga ana tjetër një gjykatë e Aleksandrisë ka dënuar me nga 11 vjet burg 14 prej 21 vajzave të reja të arrestuar gjatë një proteste kundër grushtit ushtarak në Egjipt.
Kurse 7 vajzat e tjera do të dërgohen në një qendër rehabilitimi për shkak se janë nën moshën 18 vjeç.