-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Egjipt, protesta kundër pushtetit ushtarak

Më të lexuarat

Anëtarët e Vllazërisë Myslimane do të marrin pjesë në protesta që do zhvillohen në mbarë Egjiptin, për të manifestuar kundër shkëmbimit të pushtetit të marrë nga Këshilli Ushtarak.

 Gjatë fundjavës, gjeneralët lëshuan dy dekrete që shpërbënin parlamentin e dominuar nga islamikët dhe që parashikonin kalimin e pushtetit në duart e tyre.

 Deputetët egjiptianë do të përpiqen të hyjnë në ndërtesën e parlamentit ditën e hënë. Ndërkohë, ende pa përfunduar numërimi i balotazhit presidencial, secili kanditat ka shpallur fitoren përkatëse.

 Mohammed Mursi, kreu i Vllazërisë së Lirisë dhe Partisë për Drejtësi, deklaroi të hënën se kishte fituar 52 për qind të votave.

 Zoti Mursi premtoi se do të punonte “dorë për dore” me të gjithë egjiptianët për një të ardhme më të mirë, për liri, demokraci, zhvillim dhe paqe.

 Por grupi i fushatës së ish-kryeministrit Ahmed Shafiq deklaroi se të dhënat e tyre tregonin se ai ishte përpara dhe se Vllazëria kishte terrorizuar votuesit.

 Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat shtetërore besojnë se Mursi ka fituar me një diferencë nga tre deri në katër për qind, ose rreth një milion votues më shumë.

 Protesta do të zhvillohet pavarësisht se Këshilli Ushtarak premtoi të hënën delegimin e pushtetit në fund të qershorit tek presidenti që do të dalë nga zgjedhjet e mbajtura këtë fundjavë./tch/kohaislame


 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit