1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Egjipt, proces gjyqësor ndaj ish-kryeministrit

Më të lexuarat

Kryeministri i fundit i epokës Mubarak në Egjipt, Ahmed Shafiq, do të përballet me akuza korrupsioni në një proces që do të nisë së shpejti.

Ditën e hënë, një gjykatë në Kajro ishte ajo që konfirmoi lajmin, duke saktësuar se Shafiq dyshohet se përvetësoi fonde shtetërore në kohën kur ai ishte ministër i Aviacionit, për disa vite me radhë.

Mubarak, i dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tij në humbjen e 860 jetëve gjatë protestave që sollën fundin e regjimit të tij në shkurt 2011, drejtoi Egjiptin për 32 vjet dhe ish-kryeministri ishte një prej njerëzve më të besuar të regjimit.

Shafiq ngjalli debate të mëdha në vend kur konkurroi për detyrën e presidentit, duke u mposhtur në zgjedhje vetëm nga kandidati i Vëllazërisë Muslimane, Mohammed Mursi, në balotazhin përcaktues.

Pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin korrik, Shafiq la Egjiptin dhe u zhvendos në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithatë, avokati i tij saktësoi atëherë se ish-kryeministri nuk është larguar për shkak të akuzave që përflitej atëherë se mund të ngriheshin, por për arsye të pamundësisë për të siguruar integritetin e tij fizik në Egjipt.

Në një reagim të shkurtër, Shafiq konsideroi akuzat e ngritura ndaj tij si “të motivuara” politikisht./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit