Presidenti egjiptian, Muhamed Mursi emëroi të dielën zëvendëspresident, gjyqtarin Mahmud Meki, bënë të ditur burime mediatike egjiptiane.
Ky është zëvendëspresidenti i dytë egjiptian në 30 vjet. Ish-presidenti, Husni Mubarak nuk kishte emëruar asnjëherë zëvendëspresident deri në revoltën popullore, që e rrëzoi në shkurt të vitit 2011 dhe gjatë së cilës ai emëroi liderin e shërbimeve sekrete, Omar Sulejmane në këtë post. /trt/kohaislame