2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

EGJIPT – PRESIDENTI MORSI BËN BETIMIN NË SHESHIN TAHRIR

Më të lexuarat

Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi i Vëllazërisë Myslimane, bëri simbolikisht betimin dje para një turme në sheshin e famshëm, “Tahrir” në Kajro.

“Betohem për ruajtjen e sistemit republikan dhe pavarësisë së Egjiptit”, deklaroi ai në një fjalim para mijëra personave.

”I themi Botës ‘Ja ky është Egjipti, këta janë revolucionarët e vendit dhe këta janë egjiptianët e vërtetë’ dhe ne po i nderojmë sot”, u shpreh kështu Mohamed Morsi në një fjalim të mbajtur në sheshin ”Tahrir”, në Kajro, para një turme të konsiderueshme mbështetësish.

”I flas popullit të Egjiptit, myslimanëve të Egjiptit, koptëve të vendit dhe të gjithë shtetasve tanë brenda dhe jashtë vendit”, vazhdoi Morsi.

”Ky është sheshi i revolucionarëve dhe martirëve të vendit që ne po i nderojmë sot, qofshin të paharruar”, shtoi Morsi, i cili mbajti një minutë heshtje në nderim të tyre.

”Nuk ka asnjë autoritet tjetër mbi ju, asnjë pushtet nuk qëndron më lart se revolucionarët”, u shpreh Morsi në sheshin Tahrir, në Kajro, ku bëri betimin në mënyrë simbolike.

”Ju jeni autoriteti suprem në vend dhe unë qëndroj pas jush. Do të jem pranë jush në çdo moment për përforcimin e më tejshëm të unitetin tonë dhe do të shmang dhe refuzoj çdo përpjekje për të hequr këtë pushtet nga duart tuaja”, vazhdoi Morsi.

”Nderoj thellë martirët e revolucionit, familjet e tyre, të plagosurit dhe të gjithë ata që kanë sakrifikuar nga vetja për Egjiptin dhe që ju të mund të kishit të drejtat tuaja të paprekura”, theksoi presidenti i ri i Egjiptit./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit