Policia egjiptiane njoftoi shkatërrimin e një rrjeti trafiku foshnjash të porsalindura, që kishte ”shitur” më tepër se 300 bebe, për një ”çmim individual” që arrinte deri në 570 dollarë.
Sipas një zyrtari të lartë të policisë vendase, pesë persona janë arrestuar, ndër të cilët dy ishin infermmiere dhe një mjek, të cilët punonin në spitalin e Kajros, ku foshnjat janë shitur përgjatë një periudhe prej tre vjetësh.
Policia njoftoi se është vënë në ndjekje të drejtorit të përgjithshëm të insitucionit shëndetësor.
”Rrjeti kryente edhe operacionet çezarian tek gratë të cilat e kishin kaluar datën maksimale për të sjellë në jetë foshnjat e tyre, të cilat nuk donin t’i mbanin”, njoftoi një zyrtar i policisë të Kajros.
”Në këmbim të operacioneve rrjeti i mjekëve, i përfshirë në trafikun e foshnjave, ishte i autorizuar t’i shiste të porsalindurit, që kryesisht përfundonin tek çiftet që nuk mund të lindnin fëmijë”, theksoi zyrtari egjiptian.