Numri i të vdekurve nga përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve anti-grushtet në Egjipt u rrit në 34, njoftoi një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë.
Khaled al-Khatib, kreu i departamentit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe emergjencës, u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve MENA të ketë thënë se 34 njerëz u vranë dhe 209 u plagosën në dhunën që gllabëroj sot vendin.
Së paku 30 prej tyre u vranë në kryeqytetin Kajro dhe provincën Giza.
Ndërkohë Vëllazëria Myslimane dhe Partia e Drejtësisë po kërkojnë një hetim ndërkombëtar rreth vrasjeve.
Vëllazëria Myslimane tha se shefi i ushtrisë Abdel-Fatah al Sisi është përgjegjës për vrasje të qëllimshme të protestuesve paqësorë.
Dhuna ndaj protestuesve ka ngulfatur disa provinca, pasi policia u përlesh me protestuesit anti-grushtet të cilët marshonin për të denoncuar largimin e presidentit Muhamed Mursi përmes një grushti ushtarak, i cili u mundësua përmes komploteve vendore dhe të jashtme. /mszh/kohaislame