0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Egjipt: Nesër fillon gjykimi i Mursit

Më të lexuarat

Presidenti i parë i zgjedhur në Egjipt, Muhamed Mursi nesër do të paraqitet para trupit gjykues.

Udhëheqja ushtarake e shqetësuar nga protestat, angazhoi 20 mijë policë për sigurim.

Pritet që seanca gjyqësore të mbahet në institutin policor në afërsi të burgut Tora në kryeqytetin Kajro.

Këto së bashku me Presidentin e parë, Mursi do të gjykohen edhe 14 drejtues të lartë të Vëllezërve Myslimanë.

Puçistët akuzojnë Mursin dhe bashkëpunëtorët e tij për nxitjen e vrasjes së manifestuesve gjatë kohës deri sa ishin në pushtet.

Në qoftë se Mursi dhe bashkëpunëtorët e tij shpallen të fajshëm ata do të dënohen me burgim të përjetshëm ose mund të dënohen edhe me vdekje.

Në këtë rast supozohet se tensionimi në Egjipt do të arrij në kulmin e tij.

Familja e Mursit deklaroi se nuk do të marrin pjesë në gjykim.

Ndërsa përkrahësit e demokracisë bënë të ditur se do të organizojnë protesta në afërsi të godinës së gjykatës.

Një zyrtarë i Vëllezërve Myslimanë deklaroi se gjykimi do të protestohet në mënyrë paqësore, por gjithashtu paralajmëruan se disa grupe radikale mund të armatosen.

Vëzhguesit që do të monitorojnë procesin e gjykimit, tërhoqën vëmendjen se pas grusht shtetit ushtarak janë vrarë më shumë se 1 mijë persona shumica e të cilëve ishin nga radhët e Vëllezërve Mysliman dhe u arrestuan afërsisht 2 mijë të tjerë.

Vëzhguesit gjithashtu thanë se për më shumë se 1 mijë të vrarë nuk është ndërmarr asnjë veprim ligjor ndërsa është e çuditshme se si u arrit të ngrehet padia ndaj Mursit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit