1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Egjipt, Mubarak mbetet në burg

Më të lexuarat

Një gjykatë egjiptiane vendosi masën e arrestit me burg për ish-presidentin, Hosni Mubarak këtë herë jo më për akuzën e vrasjes së protestuesve, por për akuzën e korrupsionit gjatë kohës kur ishte president i vendit.

Vendimi u mor pasi më herët një gjykatë apeli në Kajro kishte shpallur të pafajshëm ish-presidentin për akuzat e ngritura kundër tij për vrasjen e protestuesve gjatë manifestimeve që çuan në rrëzimin e tij.

Mubarak akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim të parave publike, ndërkohë që grupi hetimor mësohet se po punon edhe për ngritjen e akuzës së ushtrimit të torturës prej tij.

Mubarak drejtoi me dorë të hekurt për 32 vite me radhë Egjiptin deri në momentin kur u rrëzua në muajt e parë të 2011 pas protestave masive popullore. Egjipti ishte ndër vendet e para të përfshira nga ajo që më vonë do të quhej “pranvera arabe”, që solli një valë rebelimesh në Afrikën Veriore që cuan në rrëzimin e liderëve si Gadafi në Libi apo Ben Ali në Tunizi./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit