0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipt: Morsit i montohet akuza për konspiracion me grupe të jashtme

Më të lexuarat

Raportohet se prokurori publik i Egjiptit ka urdhëruar që ish-presidenti Mohammad Morsi, dhe 34 aktivistë të tjerë islam, të paraqiten në gjykatë lidhur me akuzën e montuar për konsipracion me grupe të jashtme, me qëllim që të kryhen operacione “terroriste”.
Në deklaratën e tij, prokurori tha se të pandehurit janë të akuzuar për konspiracion gjoja me Hamasin për kryerjen e “akteve armiqësore” gjatë kryengritjes kundër ish-presidentit Hosni Mubarak, në fillim të vitit 2011.
Në krimet e montuara, përfshihet edhe akuzoha për sulmin kundër burgut, nga i cili ishte liruar Morsi dhe pjesëtarët e tjerë të grupit, gjatë kryengritjes në Egjipt në vitin 2011.
Gjatë sulmit kundër burgut ishin vrarë 14 të burgosur.
Aktualisht, kundër presidentit legjitim të përmbysur nga puçi ushtarak, Muhammad Morsi, po mbahet procesi gjyqësor me montime nga më të ndryshmet si ajo për nxitje të dhunës gjatë protestave afër pallatit presidencial, para një viti, kur ai ishte president, transmeton Rel.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit