1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Egjipt: Morsi pritet të del para gjyqit në nëntor

Më të lexuarat

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, do të dalë përpara gjykatës në 4 nëntor, në nisjen e procesit të ngritur kundër tij kinse për nxitje dhune me pasojë vdekje të shumëfishta, informoi të mërkurën Televizioni Shtetëror Egjiptian.

Morsi, i zgjedhur me votë në vitin 2012 u rrëzua në muajin korrik nga një grusht i dhunshëm ushtarak.

Ekziston frika se nisja e gjykimit të Morsit mund të shoqërohet me gjakderdhje të reja në Egjipt, pasi në protestat e tre muajve të fundit, në mbështetje të presidentit, disa qindra egjiptianë kanë gjetur vdekjen në përleshjen me forcat policore dhe ushtarake.

Procesi ndaj Morsit nis pasi forca e tij politike, Vëllazëria Muslimane, partia më e madhe në vend në zgjedhjet e një viti më parë, është shpallur e jashtëligjshme.

Të gjitha pasuritë dhe asetet e Vëllazërisë janë konfiskuar ndërkohë.

Ish-presidenti do të dalë në gjyq së bashku me 14 drejtuar të lartëtë Vëllazërisë.

Aktualisht, ai mbahet në një vendndodhje të fshehtë, që prej arrestimit të tij prej trupave ushtarake, në datën 3 korrik. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit