6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Egjipt: Morsi ofron dialog me kundërshtarët politikë

Më të lexuarat

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, ka propozuar “dialog kombëtar” me kundërshtarët e tij poltikikë për ta kapërcyer krizën në këtë vend.

Morsi tha se referendumi për Kushtetutën e re do të mbahet ashtu siç është planifikuar, më 15 të këtij muaji.

Në Egjipt, ka pasur protesta të përditshme prej 22 nëntorit, kur me një dekret presidencial, Morsi i dha vetvetes autorizime më të gjëra.

Kundërshtarët e tij politikë janë, poashtu, të zemëruar për propozimin e tekstit të ri të kushtetutës, që është hartuar nga Asambleja e dominuar nga islamistët.

Këto komente të zotit Morsi u bënë pasi tanket ishin vendosur para Pallatit Presidencial në Kajro, ku gjatë përleshjeve ndërmjet mbështetëve të tij dhe kundërshtarëve u vranë shtatë vetë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Njëherësh, selia e partisë së Morsit, Vëllazëria Myslimane, mbrëmë ishte përfshirë nga zjarri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit