Presidenti egjiptian i rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi u transportua në ndërtesën e Akademisë policore në Kajro, ku pritet të fillojë procesi gjyqësor ndaj tij dhe 14 anëtarëve të lëvizjes “Vëllazëria Myslimane”.
Kjo është shfaqja e parë në publik e Mursit që nga koha kur ushtria e rrëzoi atë nga pushteti në muajin korrik të këtij viti. Në gjykatë ish-presidenti, i cili mbahet nën arrest në një vend sekret, u dërgua me helikopter.
Forcat egjiptiane të sigurisë janë vënë në gjendje gatishmërie të lartë. Mbështetësit e Mursit kanë bërë thirrje për demonstrata masive në të gjithë vendin.