0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipt, gjykata urdhëron rigjykim për gazetarët e Al-Jazeera-s

Më të lexuarat

Gjykata e lartë e apelit në Egjipt sot urdhëroi rigjykim për tre gazetarët e Al-Jazeera-s të cilët ishin dënuar për gjoja ndihmë të organizatave terroriste, dhe përhapjen e lajmeve të pasakta, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata pranoi ankesën e shtatë të akuzuarve të arrestuar në rastin, i cili gjithashtu përfshin edhe 11 të tjerët që janë ende të lirë, njoftohet nga ky institucion.

Të mërkurën gjykata në Egjipt shqyrtoi apelin e aktgjykimit të gazetarëve të Al Jazeera, si dhe gjykimin e shkallës së parë, e cila pretendohet se ka kaluar me shumë lëshime, mbi të cilat bazohet apeli.

Tre gazetarëve në qershor 2014 u shqiptohen denime me burg. Peter Greste dhe Muhamedi Fahmy u dënuan me shtatë vjet, ndërsa Baher Mohammed u dënua me dhjetë vjet burg.

Tre korrespondent e tjetër të Al-Jazeera, dy britanikë dhe një shtetas holandez, u dënuan në mungesë me dhjetë vjet burg.

Autoritetet egjiptiane ndaluan dhe arrestuan Greste, Fahmi dhe Muhamed në dhjetor 2013 në Kajro, si dhe konfiskuan pajisjet e tyre.

Thirrja për lirimin e gazetarëve të Al Jazeera dërguan Shtëpia e Bardhë, Foreign Office Britanik, Bashkimi Evropian, Qeveria e Australisë, më shumë se 150 organizata për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International, si dhe shoqatat botërore dhe kombëtare të gazetarëve si dhe organizatat që merren me të drejtën e fjalës së lirë dhe mediat.

Qeveria egjiptiane vazhdimisht ka akuzuar median e Katarit për mbështetjen ndja presidentit të rrëzuar Mohammed Morsi, gjë të cilën Al-Jazeera e mohon.

Autoritetet vendore shpesh kritikojnë raportimet e mediave perëndimore për ngjarjet në vend pas rrëzimit të Morsit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit