2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Egjipt: Gjykata lë në fuqi ndalimin e Vllazërisë

Më të lexuarat

Një gjykatë egjiptiane ka lënë në fuqi vendimin që ndalonte Vllazërinë Muslimane dhe ka urdhëruar konfiskimin e aseteve të saj.

Vllazëria Muslimane u ndalua në shtator, pasi presidenti Mohamed Morsi u rrëzua fillimisht nga ushtria përmes një grushti shteti, të dhunshëm dhe të jashtligjshëm.
Osama el-Helw, një avokat i Vllazërisë, tha se grupi do të apelojë vendimin, që u raportua menjëherë nga agjencia shtetërore e lajmeve, MENA.
Në verdiktin fillestar të 23 shtatorit, gjykata urdhëroi bllokimin e aseteve të Vllazërisë, deri kur gjykatat të jepnin vendimet e tyre mbi gjyqet që po zhvillohen aktualisht ndaj anëtarëve dhe liderëve të grupit.
Autoritetet egjiptiane të mbështetura nga ushtria kanë formuar një komitet për të rishikuar asetet e Vllazërisë Muslimane, por nuk kanë ndërhyrë ndaj financave të saj deri sa vendimi të jetë përfundimtar.
Partia e majtë Tagammu ka lëshuar një kundër-padi, duke i kërkuar gjykatës të hedhë poshtë mocionin e Vllazërisë.
Shumë figura të Vllazërisë Muslimane dhe aleatëve, përfshi Mohamed el-Beltagy, Essam el-Erian, dhe vet Morsi, janë duke u përballur me akuza në lidhje me përplasjet e dhjetorit të kaluar jashtë pallatit presidencial, që lanë të paktën 10 viktima.

Të hënën nisi edhe gjyqi ndaj Morsit, me akuzat e nxitjes së dhunës dhe vrasjen e atyre viktimave. Gjithsesi, gjyqi u shty shumë shpejt, pasi Morsi refuzoi të vishte uniformën e burgut, tha se ai mund të mbronte vetveten, refuzoi legjitimitetin e gjykatës dhe këmbënguli se ai ishte ende president i Egjiptit.
Çështja e tij është shtyrë deri më 8 janar. Kjo ishte edhe dalja e parë e Morsit në publik, që pas rrëzimit të tij. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit