0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Egjipt: Gjenerali Sisi pritet të kandidojë për president

Më të lexuarat

Udhëheqësit ushtarakë egjiptianë i dhanë mbështetjen Marshallit Abdul Fattah al-Sisi për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale që pritet të zhvillohen në muajin prill.

Al-Sisi udhëhoqi lëvizjen ushtarake që më 3 korrik rrëzoi nga posti i presidentit, Mohamed Morsin, presidentin e parë të dalë nga zgjedhje realitivisht të lira në Egjipt pas rrëzimit të Hosni Mubarak.

Marshalli pritet që të pranojë ofertën për të kandiduar në zgjedhje në emër të Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura dhe të japë dorëheqjen nga të gjitha postet dhe detyrat ushtarake brenda pak ditësh.

Më herët, presidenti i përkohshëm vendas i dha gradën Marshall, nga gjeneral që kishte më parë.

Al-Sisi është mjaft popullor në vend. Nëse kandidon ai shihet si favorit për të fituar zgjedhjet, pasi shumë egjiptianë e shohin atë si të vetmin person në gjendje që të nxjerrë vendin nga kriza politike dhe sociale që është përfshirë që pas revolucionit që rrëzoi Mubarakun.

Megjithatë, të tjerë i frikësohen rikthimit të autoritarizmit të shembur njëherë me revoltat popullore të 2011.

Po të shtunën u zhvilluan protesta kundër ushtrisë. Të paktën 49 persona u raportuan të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur nga përleshjet mes forcave të sigurisë dhe demostruesve.

/tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit