1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Egjipt: Garë e nxehtë për zgjedhjet presidenciale. Kush janë kandidatët?

Më të lexuarat

Gara për zgjedhjet presidenciale në Egjipt po bëhet gjithnjë e më ashpër me afrimin e afatit të zgjedhjeve.

Për momentin dy forcat që pritet të udhehqin Egjiptin në periudhën e ardhshme kanë paralajmëruar kandidatët e vet. Bëhet fjalë për grupin e vetëm të organizuar politikisht Vëllezërit Musliman të organizuar nëpërmjet Partisë për Liri dhe Drejtësi si dhe regjimit të më parshëm të Mubarakut që po përpiqet të marrë përsëri pushtetin në mënyra të ndryshme.
Bëhet fjalë për dy figura të njohura të shoqërisë egjiptase, por që kanë vepruar në politikë nga prapavija dhe kanë drejtuar organizatat nën hije. Bëhet fjalë për përfaqësuesin e VM Hajrat el Shater një biznismen i suksesshëm dhe përgjegjës finaciar i VM, por edhe menaxhues i disciplinës dhe edukimit në radhët e kësaj organizate dhe ish gjenerali Omar Sulejman i cili njëherit ishte edhe oficer i lartë në shërbimet inteligjente të Egjiptit.
Ishte Omer Sulejman që u emërua si zëvendës i Mubarakut në momentet kur qëndërimi i këtij të fundit në pushtet matej me sekonda. Analistët e vendit njoftojnë se qëllimi i tij është të vazhdojë jetën e regjimit të Mubarakut, por ishte po ky i njëjti që inicioi procesin e kthimit në legalitet të Vëllazërisë pas gjashtë dekadave ndalese për veprimtari.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 23 maj të këtij viti./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit