3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipt: Familja e Morsit akuzon ushtrinë

Më të lexuarat

Familja e presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Morsi, ka akuzuar ushtrinë se e ka rrëmbyer atë. E bija e Morsit, Shaima tha në një konferencë për shtyp në Kajro se familja e saj po ndërmerr masa ligjore ndaj ushtrisë.

Morsi mbahet në një lokacion anonim, pa akuza të ngritura ndaj tij, që kur u rrëzua nga pushteti më 3 korrik.

Familja e tij deklaroi se konsideron përgjegjëse ushtrinë për shëndetin dhe sigurinë e ish-kreut të shtetit. Deklarata në fjalë është e para që bëhet nga familja Morsi që kur ai u detyrua të linte zyrën e tij.

“Ne po marrim masa ligjore lokale dhe ndërkombëtare ndaj Abdul Fatah al Sisi, lideri i grushtit të përgjakshëm ushtarak, si dhe ndaj grupit të tij puçist”, deklaroi Shaima Morsi.

Familja i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të hapë një hetim për ngjarjet që çuan në rrëzimin e Morsit në fillim të muajit.

Një nga djemtë e Morsit, Osama, deklaroi: “Ajo që po ndodh është shkelje e të drejtave të njeriut dhe një skandal në kuptimin e plotë të fjalës”.

Osama i cilësoi mënyrat se si ushtria po e trajton të atin si një “rrëmbim”. Familja e ish-presidentit nuk ka pasur kontakt me të që prej rrëzimit të tij. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit