Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan kritikoi edhe një herë komunitetin ndërkombëtar për qëndrimin indiferent ndaj zhvillimeve në Siri duke thënë se Evropa mbeti në klasë në ‘provimin e Egjiptit’.
Në fjalën që mbajti sot paradite në kuadër të kontakteve në Rize kryeministri Erdoan tha se në Siri janë vrarë mbi 100 mijë njerëz, duke shtuar se të aprovosh vdekjen e një njeriu në Siri është njësoj si të aprovosh vdekjen e të gjithë njerëzimit.
Në masakrën e fundit u vranë rreth 200 foshnja të njoma, tha Erdoan duke shtuar se është e pamundur që të heshtës përballë kësaj.
Në fjalën e tij Erdoan u ndal edhe në zhvillimet lidhur me Egjiptin, ku vuri theksin në regjimin autokratik 70-vjeçar në këtë vend.
Me Mursin Egjipti kaloi nga regjimi autokratik në demokraci, nënvizoi Erdoan, ndërsa rikujtoi se Muhamet Mursi erdhi në pushtet duke marrë 52% të votave.
Por disa nuk e duruan dot ardhjen e Mursit në pushtet. Perëndimi mbeti në klasë për sa i përket çështjes së Egjiptit, cilësoi Erdoan.